Shqiperia kazino është një faqe affiliate, domethënë partner me kazino të ndryshme online. Ne e themi hapur këtë gjë me ju sepse mendojmë se çdo vizitor ka të drejtë ta dijë.
Çfarë bëjmë konkretisht? Shohim kazino, testojmë bonuse, lexojmë kushtet me kujdes dhe shkruajmë për to. Ndonjëherë gjejmë gjëra të mira, ndonjëherë jo. Kur diçka nuk na pëlqen e themi, pavarësisht nëse ai operator na paguan komision apo jo.
Faqja ka shpenzime reale. Serverë, domain-e, njerëz që punojnë rregullisht për të mbajtur gjithçka të azhornuar. Industria e kazinove ndryshon shpejt, dalin operatorë të rinjsh, bonuset modifikohen, rregullat ligjore ndryshojnë. Në mënyrë që t’i ndjekim të gjitha këto kërkon punë.
Ekipi ynë është i përbërë nga shkrimtarë, kërkues, testues, programues dhe menaxherë. Hosting-u, serverët, softuerët dhe puna e përditshme kanë kosto, ndaj mbajtja e faqes aktive kërkon burime financiare.
Si i sigurojmë ne ato? Kur ju regjistroheni në një kazino duke klikuar linkun nga faqja jonë, Shqiperia kazino merr një komision të vogël nga ai operator. Ju nuk paguani asgjë shtesë, bonusi dhe kushtet janë identike me ato që do të gjenit nëse do të kishit shkuar vetë direkt dhe jo përmes faqes sonë.
Transparenca ka rëndësi për ekipin tonë, ndaj jemi këtu.
Tani shkojmë tek pyetja e zakonshme që mund të keni: a ndikon ky komision tek ajo që shkruajmë? Sinqerisht që jo. Para se të listojmë çdo kazino kontrollojmë: licencën, shpejtësinë e tërheqjeve, mbështetjen e klientit, kërkesat e qarkullimit për bonuset.
Ka kazino që na kanë ofruar kushte affiliate të mira dhe nuk i kemi listuar sepse nuk na kanë bindur. Çdo kazino që shihni tek ne janë të kontrolluara me kujdes dhe janë të sigurta.
Ajo që duhet të dini është se ne nuk marrim produkte, udhëtime apo shërbime falas në këmbim të rekomandimeve. Marrëdhënia është shumë e qartë, pra sjellim klientë të rinj dhe marrim komision.
Ajo që do të na ndihmonte shumë është kjo kërkesë e vogël që kemi ndaj secilit prej jush: të regjistroheni në disa kazino të cilat i gjeni në faqen tonë.
Nëse po mendoni të regjistroheni në ndonjë kazino që keni parë tek ne, bëjeni duke klikuar lidhjen tonë dhe jo duke e kërkuar vetë nga shfletuesi juaj.
Sa herë që regjistroheni në një faqe kazinoje përmes lidhjes sonë, Shqipëria kazino merr një komision të vogël nga operatori.
Ky veprim i vogël na ndihmon që ta vazhdojmë punën, të shkruajmë recensione, të mbajmë faqen aktuale dhe të mos vendosim reklama të bezdisshme kudo. Ne nuk ju bezdisim me email-e dhe nuk ju kërkojmë të dhëna personale. Kështu që po, jeni të sigurt.
Gjëja e vetme që ju kërkojmë është t’i zgjidhni kazinotë vetë, të lexoni kushtet, të mos e kaloni buxhetin tuaj dhe luani me qejf. Gjithsesi vendimi është në dorën tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje për faqen dhe sesi veprojmë, na shkruani. Përpiqemi t'u përgjigjemi sa më shpejt.